Lajme

Hovenier: SHBA mbetët e palëkundur në mbrojtjen e integritetit territorial të Kosovës

Jeff Hovenier - I nominuari i Presidentit Joe Biden për ambasador në Kosovë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier ka thënë se premtimi që është bërë në ditën e pavarësisë së SHBA-së është arsye se pse ata janë mbështetës të Pavarësisë së Kosovës.

Hovenier këtë e tha në organizmin e mbajtur nga ambasada amerikane në Kosovë, për nder të ditës së Pavarësisë së SHBA-ve.

“Ne i konsiderojmë këto të vërteta të jenë të vetë-dukshme, se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë, se janë pajisur nga Krijuesi i tyre me disa të drejta të patjetërsueshme, se mes tyre janë jeta, liria dhe rendja pas lumturisë. Ky premtim gjithashtu udhëheq politikën e jashtme amerikane jashtë kufijve tanë. Kjo është arsyeja se pse Shtetet e Bashkuara ishin një mbështetëse e hershme dhe e zjarrtë e pavarësisë së Kosovës”, tha Hovenier.

Tutje ai tha se kjo është arsyeja se pse ata mbesin të palëkundur në sovranitetin e integritetin e Kosovës.

Prandaj, për festimin e 246 vjetorit të pavarësisë së SHBA-ve, Hovenier thotë së nuk mendon se ka ndonjë vend më të përshtatshëm se Kosova.

Flamuri i Shtetëve të Bashkuara të Amerikes dhe flamuri i Kosovës

Sipas ambasadorit në këtë ditë do festohet edhe 14 vjetori i Pavarësisë së Kosovës.

“Pra, sot, ndërsa festojmë 246 vjet të Shteteve të Bashkuara si një shtet i lirë, i pavarur, sovran, ne gjithashtu festojmë së bashku 14 vitet e pavarësisë së Kosovës dhe përparimin e jashtëzakonshëm që keni bërë në atë periudhë të shkurtër kohe. Nuk mund të mendoj për asnjë vend që është më i përshtatshëm për ta bërë këtë sesa pikërisht këtu – në ambasadën e SHBA-së ndaj një Kosove sovrane, të pavarur dhe demokratike”

Në organizmin e Ambasadës Amerikane në Kosovë morën pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti./Shqip.com