Lajme

Hovenier pas takimit me Kurtin: Të përmbushët obligimi për Asociacionin

Jeffrey Hovenier, ambasador i SHBA-së në Prishtinë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier ka folur pas takimit që ka pasur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti së bashku më ambasadorët e tjerë të akredituar në vend.

Nga ky takim, Hovenier thotë se Kurti ka treguar për marrëveshjen e arritur në Ohër si dhe ai thotë që kanë kërkesë që të përmbushët obligimi për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“Ai shpalosi vizionin e tij shumë të qartë për të parë të zbatuar këtë marrëveshje të cilën ne e mbështesim fuqishëm. Kemi një kërkesë të qëndrueshëm  ndaj kryeministrit që të punojë me ne për të përmbushur obligimet që ka marrë Kosova, për ta zbatuar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe e që është pjesë e këtij procesi”, tha Hovenier.

Ambasadori amerikan tha se në këtë takim është biseduar edhe për zbatimin e marrëveshjes bazë më të gjitha elementet e saj.

“Me kryeministrin biseduam edhe për rëndësinë për të cilën ai u pajtua për ta çuar përpara zbatimi e marrëveshjes bazë të gjithë elementeve të saj”.

Ndërsa, këtë marrëveshje, Hovenier e quan të domosdoshme për anëtarësimin e Kosovës dhe Serbisë në Bashkimin Evropian.

/Shqip.com