Lajme

Hoti: Si erdhi puna të pranohet marrëveshja pa njohje, e Asociacioni të implementohet nga zyrat e VV-së

Avdullah Hoti, LDK
Avdullah Hoti, LDK

Pas përfundimit të takimi në Bruksel, ka ardhur reagimi nga ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, ai ka pyetur se si erdhi që të pranohet marrëveshja pa njohje.

“1. Si erdhi puna që të pranohet marrëveshja pa njohje?! 2. Si erdhi puna që të pranohet marrëveshja e pakushtëzuar me zbardhjen e fatit të pagjeturve dhe pa kërkim falje?! 3. Si erdhi puna që Asociacioni të implementohet duke kaluar nëpër zyrat e VV-së dhe nga Kryeministri i VV-së, të cilët e kanë kundërshtuar me dhunë?!”, ka shkruar Hoti.

Pas takimit, kryeministri i Kosovës është deklaruar se është zhvilluar një takim pozitiv e konstruktiv.

Lexo edhe:
Kurti: Dëm që nuk u nënshkrua marrëveshja, pasi u pajtuam – pala serbe refuzoi

“Sot patëm një takim pozitiv, konstruktiv në Bruksel dhe ky takim ishte konfirmim që propozimi evropian është i pranueshëm i pandryshueshëm. Unë qysh më herët pata thënë që është bazë e mirë dhe platformë solide për të ecur përpara”, ka thënë Kurti

Kurti ka thënë se ka qenë i gatshëm për nënshkrimin e marrëveshjes por që kjo është refuzua nga pala serbe.

“Unë besoj që është koha të mos jap interpretime dominuese pikërisht në momentin kur ky tekst mund të lexohet nga të gjithë, por kjo marrëveshje vendos barazinë e palëve, është e fqinjësisë së mirë. Unë nuk e kam nënshkruar sepse pala tjetër nuk ishte e gatshme për ta nënshkruar. Kam shprehur gatishmërinë që të nënshkruaj këtë tekst. Mendoj që është dëm pse nuk është nënshkruar sonte meqenëse ne u pajtuam. Konfirmimi i pranimit natyrisht se duhet të rezultonte me nënshkrim por ishte pala serbe që nuk e nënshkroi meqenëse u pajtua”, tha Kurti.

Kur është pyetur rreth themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ai ka thënë se tashmë përgjigja e tij vazhdon të jetë e njëjtë.

/Shqip.com