Lajme

Hoti pas shpërthimit në Stamboll: Akte të tilla duhet të ndalën

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas shpërthimit të bombës në Stamboll të Turqisë.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti tha se akte të tilla duhet të ndalën dhe ata që qëndrojnë prapa tyre duhet të marrin dënimin e merituar.

“Ngushëllime familjeve të viktimave nga sulmi i sotëm terrorist në Stamboll. Akte të tilla të shëmtuara duhet të ndalen dhe ata që qëndrojnë prapa tyre duhet të marrin dënimin e merituar. Solidarizohemi me popullin mik të Turqisë në dënimin e sulmit dhe lutemi me ta për familjet e viktimave”.

Gjashtë të vdekur dhe 53 të plagosur nga shpërthimi në Stamboll – SHQIP.com

Së paku gjashtë persona kanë vdekur dhe 53 janë plagosur pas një shpërthimi që ndodhi në qendër të Stambollit në Turqi.

Siç raporton BBC, Shpërthimi ndodhi në një rrugë tregtare në zonën e sheshit Taksim, tha guvernatori i qytetit turk Ali Yerlikaya.

Është e paqartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin, i cili duket se është kapur në videot në rrjetet sociale. Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha se autorët e krimit do të ndëshkohen.

/Shqip.com