Lajme

Hoti: Njohja e pavarësisë ka hapur dyer të reja bashkëpunimi midis Kosovës dhe Izraelit

Për Abdullah Hotin, njohja e pavarësisë ka hapur dyer të reja bashkëpunimi midis Kosovës dhe Izraelit.

Kjo është bërë e ditur pas një takimi të deputetëve të Kuvendit të Kosovës me ambasadoren e Izraelit, Tamara Ziv.

“Njohja e pavarësisë nga Izraeli ka hapur dyer të reja bashkëpunimi midis Republikës së Kosovës dhe Izraelit. Ishte kënaqësi që t’i presim në takim së bashku me anëtarët e grupit të miqësisë Kosovë-Izrael, ambasadoren e Izraelit, znj. Tamara Ziv dhe me Drejtorin për vendet e Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën, Ambasador Dan Oryan” ka shkruar Hoti.

Hoti po ashtu ka bërë të ditur edhe temat e diskutimit në këtë takim.

“Në këtë takim biseduam për arritjet që kemi bërë nga njohja e pavarësisë së Republikës së Kosovës nga Izraeli dhe deri tek arritjet konkrete të njohjes që kanë rezultuar edhe me binjakëzim të komunave. Njohja nga Izraeli që është bërë gjatë qeverisjes sonë ka hapur dyer të rëndësishme për qytetarët dhe bizneset tona që të shkëmbejnë eksperienca diplomatike, shoqërore, kulturore, arsimore dhe biznesore me një shtet sikur Izraeli”, ka shkruar Hoti.

Është fat për Kosovën që ka miqësi me Izraelin, ka shtuar Hoti.

/Shqip.com