Hoti ka katër kërkesa për Izraelin

Ish-Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka parashtruar si kërkesë Izraelit për marrëveshje për tregti të lirë në mes të dy vendeve.
Hoti në cilësinë e Kryetarit të Grupit të Miqësisë Kosovë-Izrael, ka zhvilluar takim online me Kryetarin e Grupit të Miqësisë Kosovë-Izrael në Parlamentin e Izraelit, deputetin Ali Salalha, ku i ka parashtruar edhe tri kërkesa të tjera.
“Falënderova Salalhi për takimin dhe diskutuam tema me rëndësi për bashkëpunimin ekonomik dhe politik. Disa nga kërkesat që shtrova në këtë takim janë:
1. Marrëveshja për tregti të lirë në mes të dy vendeve.
2. Marrëveshja për eliminim të tatimit të dyfishtë.
3. Të punohet për lëvizje pa viza për qytetarët e të dy vendeve.
4. Marrëveshja për punësim sezonal në Izrael”, ka shkruar Hoti.
Ai gjithashtu ka thënë se Salalha u shpreh i gatshëm për të shtyrë përpara këto kërkesa dhe sipas tij të dyja palët u dakorduan që se shpejti të takohemi dhe t’i konkretizojmë këto kërkesa që janë të rëndësishme për qytetarët./Shqip.com

Avdullah Hoti