Lajme

Hoti ia dërgon një kërkesë Kurtit si kryetar i Grupit të Miqësisë Kosovë-Izrael

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, i ka dërguar një kërkesë Kryeministrit, Albin Kurti që të iniciojë dhe të sjellë në Kuvend për ratifikim disa marrëveshje ndërshtetërore mes Kosovës dhe Izraelit.

Hoti këtë kërkesë e ka dërguar në cilësinë e kryetarit të Grupit të Miqësisë Kosovë-Izrael.

“Në cilësinë e kryetarit të Grupit të Miqësisë Kosovë-Izrael, dërgova kërkesën për përkrahjen, inicimin dhe sjelljen në Kuvendin e Republikës së Kosovës për ratifikim të disa marrëveshjeve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Izraelit”, ka shkruar Hoti.

Hoti në këtë kërkesë ia ka përkujtuar Kurtit që njohja e Kosovës nga Izraeli ndodhi pas nënshkrimit të marrëveshjes së 4 shtatorit 2020 në Shtëpinë e Bardhë në kohën sa ishte kryeministër raport

Hoti gjithashtu ka propozuar që dy parlamentet të ratifikojnë lëvizjen pa viza për qytetarët e dy vendeve./Shqip.com

Kërkesa e deputetit Avdullah Hoti
Kërkesa e deputetit Avdullah Hoti