Lajme

Hoti e quan fat fitimin e projekteve nga MAPL-ja në katër komunat në të cilat qeverisë VV-ja

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar për një vendim të Qeverisë së Kosovës duke thënë se nga shtatë komunat të cilat kanë fituar projekte nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, katër prej tyre drejtohen nga Vetëvendosje.

Përmes një postimi në Facebook, ai e quan fat që katër komunat në të cilat qeverisë Vetëvendosja është fituar projekti.

“Nga 7 komuna që kanë fituar projekte nga Ministria e Pushtetit Lokal, 4 janë nga VV.  Në nivel nacional, VV qeveris në 4 komuna prej 38 sa janë. Por të gjitha kanë arritur të fitojnë projekte nga Qeveria. Çfarë fati!”, shkroi Hoti.

Në vendimin e Qeverisë, përfituese të projekteve janë Komuna e Klinës, Gjilanit, Obiliqit, Podujevës, Shtimes, Istogut dhe Kamenicës.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës

Ndryshe, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur me 10 gusht 2022 kishte miratuar dhënien e mjeteve financiare me vlerën e mbi një milion eurove për Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Kjo shumë është paraparë për projektin, “Programi komunal për zhvillim të infrastrukturës socio-ekonomike dhe bashkëpunim ndër-komunal”./Shqip.com