Ekonomi

Hoti: Buxheti i ndarë për vitin 2023 me i ulët se i këtij viti

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se buxheti i shtetit i ndarë për vitin 2023 është më i ulët se ai që ishte ndarë për vitin 2022.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti tha se buxheti i planifikuar për vitin e ardhshëm është për 300 milionë euro më pak.

“Për shkak të inflacionit prej rreth 20% për produkte të konsumit bazik, buxheti nominal për vitin 2023 prej 3.2 miliardë euro, është në fakt rreth 2.5 miliardë euro në terma real. Rrjedhimisht, ky buxhet në terma real është më i ulët se për vitin 2022 për së paku 300 milionë euro (sivjet ka qenë 2.8 miliardë euro)”, shkroi Hoti.

Tutje, Hoti tha se në këtë konkluzion mund të vihet duke krahasuar sasinë e mallrave që mund të blihet me 100 euro tani dhe në vitin e kaluar.

/Shqip.com