Lajme

Hoti: Ai që ka frikë dhe që shpreh kundërshtim ndaj dërgimit të ligjeve në Kushtetuese ka qëllime politike jo fisnike

Avdullah Hoti dhe Albin Kurti

Gjatë ditës së sotme gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për dërgimin e projektligjeve në Gjykatën Kushtetuese nga PDK-ja dhe LDK-ja.

“Kundërshtimi i tyre është përpjekje dëshpëruese për paralizim të reformave. Njëkohësisht është kundërshtim i hapur i nevojave shoqërore, i kërkesës qytetare dhe i vullnetit demokratik të 14 shkurtit 2021. E, pavarësisht kësaj, përkushtimi ynë mbetet po i njëjti. Zelli vetëm edhe më i madh, ecja jonë nuk do të ndalet. Sot po e bëjmë hapin e radhës të strategjisë kundër korrupsionit, të cilën jam shumë i bindur se do ta votojmë me kënaqësi në këtë mbledhje”, deklaroi Kurti para ministrave.

Lexo edhe:
Kurti për dërgimin e ligjeve në Kushtetuese: Kontestimi i tyre është përpjekje dëshpëruese për paralizim të reformave

Lidhur më këtë ka reaguar deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti.

“Ligjet dërgohen në Kushtetuese kur ka dyshime se mund të cenohet rendi kushtetues. Ai që ka frikë dhe që shpreh kundërshtim ndaj dërgimit të ligjeve në Kushtetuese ka qëllime politike jo fisnike, të cilat nuk janë në interes të qytetarëve por të tij personalisht”, ka shkruar Hoti.

/Shqip.com