Lajme

Kurti për dërgimin e ligjeve në Kushtetuese: Kontestimi i tyre është përpjekje dëshpëruese për paralizim të reformave

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës. Në fjalën e tij para kabinetit qeveritar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në mbledhjen e Qeverisë ai ka thënë se në dy vjet qeverisje kanë dëshmuar vullnetin për të luftuar krimin dhe korrupsionin.

Kurti po ashtu ka njoftuar edhe për themelimin e strukturës për hartimin e strategjisë kundër korrupsionit.

“Po e themelojmë strukturën për hartimin e strategjisë kundër korrupsionit. Në këto gati 2 vite të qeverisjes kemi dëshmuar dukshëm vullnetin për të luftuar krimin dhe korrupsionin dhe për reforma për drejtësi e në administratën publike”, u shpreh ai.

Lexo edhe:
(DOKUMENT): PDK dërgon Projektligjin për Byronë në Gjykatën Kushtetuese

Po ashtu në këtë mbledhje Kurti ka folur edhe për dërgimin e Projektligjit për Byronë Shtetërore të cilën gjatë ditës së djeshme, PDK-ja e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese.

“Kundërshtimi i tyre është përpjekje dëshpëruese për paralizim të reformave. Njëkohësisht është kundërshtim i hapur i nevojave shoqërore, i kërkesës qytetare dhe i vullnetit demokratik të 14 shkurtit 2021. E, pavarësisht kësaj, përkushtimi ynë mbetet po i njëjti. Zelli vetëm edhe më i madh, ecja jonë nuk do të ndalet. Sot po e bëjmë hapin e radhës të strategjisë kundër korrupsionit, të cilën jam shumë i bindur se do ta votojmë me kënaqësi në këtë mbledhje”, deklaroi Kurti para ministrave.

/Shqip.com