Sport Ndërkombëtar

Holanda e pandalshme – nën urdhërat e Louis van Gaal

Trajneri i Holandës, Louis van Gaal

Që kur Louis van Gaal e mori drejtimin e kombëtares holandez – humbja është fjalë e panjohur.

“Tulipanët” kanë triumfuar në 11-të ndeshje dhe kanë barazuar katër herë.

Teksa – nuk janë mposhtur asnjë herë.

Sonte – kjo skuadër triumfoi ndaj Belgjikës – me rezultat minimal 1-0.

Kjo fitore ishte e mjaftueshme që holandezët ta mbyllin Ligën A – Grupi 4 në vendine  parë – me 16-të pikë.

Me këto paraqitje – Holanda po jep sinjale pozitive para fillimit të Kampionatit Botëror “Katari 2022”.

Në botëror – “Oranje” gjendet në Grupi A – së bashku me Senegalin, Katarin dhe Ekuadorin./Shqip.com