“Hilet” që duhet t’i dini para se të planifikoni udhëtimin e radhës
Para se të aplikoni udhëtimin e radhës, duhet të keni disa gjëra parasysh në mënyrë që të kaloni sa më mirë.
Më poshtë gjeni disa “hile” që duhet t’i dini para se të planifikoni udhëtimin e radhës.
Planifikoni udhëtimet rreth fundit të shtatorit dhe tetorit. Gjeni periudhën që ka përfunduar sezoni turistik veror dhe s’ka filluar ende ai dimëror.
Para se të rezervoni, bëni kërkime intensive
Rezervimi i biletave është proces kompleks, duke qenë se çmimet e tyre janë dinamike dhe gjithmonë në ndryshim. Sipas studimeve, idealja është të rezervoni biletat tuaja për destinacionin e radhës 2 ose 3 muaj para udhëtimit.

Nëse për ju është e mundur, udhëtoni në mesjavë.
Nëse zgjidhni të fluturoni të premten dhe të ktheheni në shtëpi të dielën, i keni të sigurta çmimet stratosferike.
Sigurisht, ndonjëherë angazhimet s’të lënë të udhëtosh gjatë javës, por nëse e keni të mundur rezervoni udhëtimin të enjten dhe kthehuni të martën.
Interesohuni për transportin publik
Shmangini taksitë ose Uber-at. Shumica e qyteteve të mëdha kanë transport publik të shpejtë, të lirë dhe shumë komod.
Mos harroni të merrni me vete atlete/këpucë të mira
Gjëja më e rëndësishme në valixhen e një turisti janë këpucët e rehatshme. Mos e bëni gabimin të vishni taka apo këpucë të tjera që e dini që do t’ju lodhin.
Nëse doni të shkoni jashtë qytetit, merrni një makinë me qira
Do t’ju kushtojë më pak kohë dhe para.

Provo të konsumosh çdo gjë!
Harroje dietën ato ditë dhe bëhu kurioz.
Mos u ulni kurrë për të ngrënë në zonat e populluara me turistë
Do të gjeni çmime tmerrësisht të larta dhe sërish mund të keni rezerva nga shërbimi.
Gjeni një ekuilibër mes ushqimit të shpejtë të rrugës dhe restoranteve
Provoni gjëra të reja, tipike, por mos shpenzoni nëpër restorante kur s’është e nevojshme. Një darkë e mirë mjafton për ta mbyllur udhëtimin.