“Heroi” i Vëllaznimit shpallet “MVP” i javës së dytë

Damonte Dood është shpallur “MVP” i javës së dytë në Superligën e Kosovës – në basketboll.
Basketbollisti amerikan ishte më meritori – pse Vëllaznimi triumfoi ndaj Rahovecit me rezultat 94-87.
Dodd shënoi 16 pikë, asistoi pesë herë, bëri nëntë bllokada – dhe 20 kërcime – statistika që rrallë shihen në palestrat vendore.
28 vjeçari u brohorit nga tifozët e pranishëm në “Shani Nushi” – ku atmosfera sportive ishte në zenit.
Për Vëllaznimin – kjo ishte fitorja e parë – në këtë sezon – krahas një disfate.
Pesë basketbollistët më të dalluar në xhiron e dytë -të Superligës së Kosovës në basketboll:
Damonte Dodd (Vëllaznimi) 16 pikë, 20 kërcime, 5 asistime, 9 bllokada.
Rodney Purvis (Peja) 31 pikë, 6 kërcime, 4 asistime.
Ivan Koljeviq (Ponte Prizreni) 32 pikë, 8 kërcime, 11 asistime.
Erjon Kastrati (Trepça) 20 pikë, 2 kërcime, 4 asistime.
Dustin Thomas (Sigal Prishtina) 16 pikë, 7 kërcime, 2 asistime. /Shqip.com