Sport Shqiptar

Hernandez është mbrojtësi i tretë që ka shënuar dhe asistuar në një turne të Kupës së Botës

Franca po takohet ndaj Marokut në kuadër të gjysmëfinales së madhe të Kupës së Botës Katar 2022, shkruan Shqip.com.

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes gjysmëfinale mes Francës dhe Marokut.

Pas 45 minutave të parë të ndeshjes, Franca ka epërsi minimale, 1:0.

Theo Hernandez ka shënuar një tjetër sukses për Përfaqësuesen e Francës me golin e shënuar në gjysmëfinale ndaj Marokut.

“Theo Hernandez është mbrojtësi i tretë që ka shënuar dhe asistuar në një turne të Kupës së Botës me Francën, pas Marius Tresorit në vitin 1982 dhe Bixente Lizarazu në vitin 1998”, shkruan “Opta Paolo”.

Francezët vijnë në këtë ndeshje pas fitoreve ndaj Polonisë dhe Anglisë.

Në anën tjetër Maroku ka eliminuar dy pretendentë kryesorë si Spanjën dhe Portugalinë.

Fituesi i këtij takimi përballet në finale me Argjentinën.

/Shqip.com