Sport Ndërkombëtar

Henry tallet me Milanin, kjo është arsyeja

Milan ka pësuar humbje të thellë (0:3) në ndeshjen në udhëtim te Chelsea, e vlefshme për gjiron e tretë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Fofana, Aubameyang dhe James shënuan për skuadrën angleze, duke ia vështirësuar në masë të madhe Milanit kualifikimin në fazën tjetër të garave.

Një natë për t’u harruar, e cila vështirëson rrugëtimin evropian të skuadrës së Piolit, në pritje të ndeshjes së kthimit të planifikuar pas gjashtë ditësh në “San Siro”.

Pikërisht në studiot e ‘CBS’, Thierry Henry është tallur me xhaketat e veshura nga kuqezinjtë para ndeshjes.

“E dini çfarë? Duhet të luani mirë. Nëse shkoni me ato xhaketa dhe më pas humbisni, atëherë lërini në dhomën e zhveshjes. Pra, para së gjithash luani mirë në  fushë. Ju mendoni se jeni atje dhe i shihni ata duke ardhur me këto xhaketa. Nëse fitoni, mund të flisni, në të kundërtën lërini brenda”.

Sipas ish-kampionit të Barcelonës dhe Arsenalit, dalja në fushë me atë lloj uniforme pak minuta para fillimit të ndeshjes ishte një simptomë e besimit të tepruar nga ana e kampionëve italianë, të cilët më pas kapitulluan nën goditjet e Chelseas.

/Shqip.com