Sport Ndërkombëtar

Henry: Haaland nuk është në nivelin e Mbappes

Cristiano Ronaldo apo Lionel Messi ka qenë debati kryesor në dy dekadat e fundit, po duket se tani ka një dilemë të re.

Kylian Mbappe dhe Erling Haaland janë lojtarët e rijnë që pritet të zëvendësojnë Ronaldon e Messin, si dy më të mirët.

Ky debat madje tashmë ka filluar.

Sipas ish-lojtarit të Premier Leagues, Thierry Henry Mbappe është më i mirë se Haaland.

“Mbappe mund të krijojë dhe të përfundojë. Haaland nuk krijon. Ai përfundon. Mbappe mund të luajë në të djathtë dhe në të majtë. Ai mund të luajë në mes. Haaland mund të luajë vetëm në mes. Ai është një lojtar i mrekullueshëm dhe me të ata mund të fitojnë Ligën e Kampionëve vitin e kaluar. Kundër Real Madridit, nëse do të ishte ai në fund të atyre rasteve që humbën, ata do të ishin të fokusuar në shënimin e një ose dy. Për momentin, Mbappe është ende vota ime”. tha Henry në CBS.

Haaland shënoi dy golat e tij në fitoren dominuese 4-0 të Manchester City në Sevilla , me Kevin De Bruyne dhe Phil Foden që dhanë asistimet.

Ndërkohë, Mbappe shënoi të dy golat e PSG-së në fitoren 2-1 ndaj Juventusit./Shqip.com