Sport Shqiptar

Hendboll: Kosova mundet nga Italia

FOTO: kosovahandball
FOTO: kosovahandball

Kosova U17 në hendboll (vajzat) e ka luajtur të mërkurën ndeshjen e fundit në fazën grupore në Kampionatin e 16-të Mesdhetar, shkruan Shqip.com.

Kosova U17 humbi nga Italia me rezultat 20:15. Sërish vajzat tona e hapën ndeshjen shumë mirë, duke e fituar periodën e parë me rezultat 5:4.

Perioda e dytë u takoi italianeve, 9:4, ndërsa e fundit ishte e barabartë. Por në fund Italia fitoi 7:6 dhe e fitoi ndeshjen me rezultatin e përgjithshëm 20:15.

Loja e Kombëtares sonë megjithatë është duke u përmirësuar vazhdimisht dhe më shumë pritet në dy ndeshjet e fundit.

Të enjten pasdite, Kosova U17 luan me Tunizinë.

Ndërsa të premten e ka ndeshjen e fundit, sërish me Italinë. Këto dy ndeshje janë për plasman përfundimtar. Kampionati Mesdhetar po zhvillohet në Nafplio të Greqisë.

/Shqip.com