Lajme

Haziri sërish Qeverisë: Mos ndërhyni në punët e brendshme të Gjilanit

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, sërish i ka sugjeruar Qeverinë që të mos merret me “punët e brendshme të komunës”.

Të shtunën në Gjilan janë mbyllur disa lokale për mosrespektim të masave anti-COVID.

Më pas ka pasuar reagimi i kryetarit të Gjilanit, duke e lidhur këtë edhe me balotazhin e 14 nëntorit.

Haziri thotë se emergjencat kundër COVID-19 janë në kompetencat e komunës.

Një nga lokalet e mbyllur.

“Inspeksioni komunal është autoriteti kryesor dhe më i lartë, i cili merret me ndalim të veprimtarive dhe me hapje”, ka deklaruar ai për Klan Kosovën.

Haziri këtë e quan “goditje ndaj institucioneve të Gjilanit.

Por, thotë se nuk dëshiron të besojë që ajo që ka ndodhur mbrëmë të ketë qenë “me porosi”.

“25 dënime për disa muaj janë të papërballueshme në kohën kur kemi pako të lehtësimit. Në njërën anë thuhet se qeveria ka lehtësuar masat për ekonominë, në tjetrën bizneset dënohen me 15 mijë euro”, përfundoi Haziri. /Shqip.com