Lajme

Haziri: Pas reagimeve tona, Osmani e mori përsipër organizimin e “Flakës së Janarit”

Nënkryetari i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri
Nënkryetari i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, deklaron se pas reagimeve për mospërfshirjen e Akademisë së Presidentit Rugova nga ana e ekzekutivit të Gjilanit në kalendarin e “Flakës së Janarit”, organizimin e ka marrë përsipër presidentja Osmani.

Prandaj, ai thotë se e përshëndet vendimin e presidentes.

“E përshëndesim këtë vendim të presidentes, por turpi mbetet mbi qeverinë qendrore, me urdhër të të cilës u hoq nga kalendari i “Flakës…” nga ana e administratorit të Komunës së Gjilanit”, shkruan Haziri.

Postimi i tij i plotë:

Pas reagimeve tona për mos përfshirjen e Akademisë së Presidentit Rugova nga ana e ekzekutivit të Gjilanit në kalendarin e “Flakës së Janarit”, presidentja Osmani e paska marr përsipër organizimin e kësaj akademie nën patronatin e saj.

E përshëndesim këtë vendim të presidentes, por turpi mbetet mbi qeverinë qendrore, me urdhër të të cilës u hoq nga kalendari i “Flakës…” nga ana e administratorit të Komunës së Gjilanit.

Figura e Presidentit historik mbetet unikate, dhe ani pse lidershipi i VV-së vazhdojnë ta urrejnë edhe për se vdekuri, ua rikujtojmë se Presidenti Ibrahim Rugova ka inicuar e shkaktuar procese, duke realizuar ëndrrën shekullore të shqiptarëve për liri, pavarësi e demokraci!

/Shqip.com