Lajme

Haziri: Një pjesë e madhe e gjilanasve janë pa rrymë prej orës 09:00

Nënkryetari i LDK-së, ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka shkruar se qytetarët e e kësaj komune dhe disa fshatra nuk kanë energji elektrike prej orës 09:00.

“Në vend të urimit, një pjesë e madhe e qytetarëve të Gjilanit dhe disa fshatra, prej orës 9:00 nuk kanë energji elektrike, ose vende-vende, vetëm njëfazore”, shkroi Haziri në Facebook.

Haziri shkroi se qytetarët po përballen me një “mashtrim të madh”.

“Shtrenjtimi i rrymës përkundër që nuk ka furnizim, është mashtrim i madh dhe jo vetëm: dhoma e shtëpi të ftohta e terr ne ditën e fundit të vitit!”, shkroi ai.

/Shqip.com