Haziri: Aplikimi në KE, “aborton” mundësinë e marrëveshjes për targat
Publikuar:
(14.05.2022 22:52:38)

Nënkrytari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se anëtarësimi i kosovës në Këshillin e Evropës “aborton” mundësinë për një marrveshje midis Kosovës dhe Serbisë për targat.
Kështu ka bërë të ditur ai përmes një postimi në Twiter.
“Iniciativa e Kosovës për të aplikuar në Këshillin e Evropës natyrën e ‘aborton’ mundësinë e arritjes dhe zbatimit të një marrëveshjeje për targat”, ka shkruar ai në Twitter.
Kosovo’s initiative to apply to the Council of Europe has naturally “aborted” the possibility of reaching and implementing a license plate agreement. pic.twitter.com/zhJYuPajyt
— Lutfi Haziri (@LutfiHaziri) May 14, 2022
Këtë javë Kosova ka aplikuar në Këshillin e Evropës. Kjo u prit me reagime të shumta sidomos nga pala serbe./Shqip.com