Sport Ndërkombëtar

Hazard largohet nga Reali, mund të marrë një vendim të papritur

Real Madrid ka njoftuar zyrtarisht largimin e Eden Hazard në fund të sezonit.

Klubi madrilen dhe belgu 32-vjeçar ranë dakord për të ndërprerë kontratën nga 30 qershori. Marrëveshja ishte e vlefshme deri në verën e vitit 2024.

Hazard u transferua nga Chelsea te Real Madrid në verën e vitit 2019 për 115 milionë euro dhe gjatë kësaj kohe fitoi tetë trofe. Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës për Klube, Superkupën e Europës, 2 La Liga, Kupën e Spanjës dhe 2 Superkupa të Spanjës.

Është raportuar se Hazard mund t’i japë fund karrierës së tij këtë verë. Në total, belgu luajti 76 ndeshje për madrilenët, shënoi 7 gola dhe bëri 12 asistime.

Eden ka bërë 10 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon. Ai ka shënuar 1 gol dhe ka dhënë 2 asistime. Më herët, Real Madrid ka njoftuar largimin e Marco Asensio dhe Mariano Diaz.

/Shqip.com