Lajme Shqiptare

Haxhiu: Situata në veri është vakum institucional

Deputeit i PDK-së, Bekim Haxhiu.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka folur për situatën e fundit në veri të vendit.

Sipas deputetit të partisë më të madhe opozitare, situata në veri është vakum institucional

“Situata në veri është jashtëzakonisht serioze edhe shtrimi i temës se a duhet të jetë opozita bashkë, për me zgjidh një problem që ka të bëjë me sovranitetin e vendit është pyetje për mu që as nuk duhet të shtrohet. Situata në veri është vakum institucional, vakum i sigurisë, i sovranitetit shtetit në veri të vendit, pra nuk vakum as ka demokraci, e as ka shtetësi, në vakum nuk ekziston kjo.”, tha Haxhiu në Kanal 10.

Pak minuta më parë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se gjatë ditës së nesërme do të udhëtojë për Paris për të marrë pjesë në Forumin e Paqes.

Po ashtu kryeministri i Kosovës, ka njoftuar se në këtë forum pritet të ndodh një takim takim trilateral me Presidentin e Serbisë dhe Francës.

Më tutje Kurti është shprehur se ai është i gatshëm për arritjen e marrëveshjes me Serbinë ku në qendër do te jetë njohja reciproke.

/Shqip.com