Lajme

Haxhiu: Rastet e dhunimeve seksuale janë rritur

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se rastet e dhunimeve seksuale janë rritur në krahasim me vitet paraprake.

“Të dhënat tregojnë që ka një numër të madh të rritjes së dhunimeve seksuale. Nga viti 2019 deri në vitin 2021, janë 311 raste të ekzaminimit të mjekësisë ligjore”, tha Haxhiu.

Këto komente Haxhiu i bëri gjatë lansimit të protokollit shtetëror për trajtimin e rasteve të dhunës seksuale.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur edhe njëherë për mungesën e drejtësisë në Kosovë.

Sipas Kurtit, kryerësit e veprave duhet të marrin dënime meritore dhe se kjo është betejë që u takon të gjithëve.

Kurti ka thënë se dhunuesit s’i kanë marrë dënimet e merituara.

/Shqip.com