Lajme

Haxhiu: Për tetë ditë u mblodhën 21 mijë nënshkrime për të votuar Trusti

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

Deputetit i PDK-së, Bekim Haxhiu para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ka prezantuar një nismë të qytetarëve të cilët kanë nënshkruar pro votimit të Trustit.

Ai ka thënë së për tetë ditë janë mbledhur mbi 21 mijë nënshkrime nga ana e qytetarëve.

Sipas Haxhiut kjo kërkesë nga ana e qytetarëve është për shkak se ata po përballen me një krizë ekonomike pas rritjes së çmimeve.

Më tutje Haxhiu ka thënë se deputetët me votën e tyre sot do të përcaktohet se a janë me qytetarin apo me shefin e partisë.

“Dëgjojeni kërkesën e popullit apo këshillën për unitet të plotë. Nuk do të merren aspak me çështje politike, kërkoj votën tuaj në emër të qytetarëve të Kosovës. Dëshmoni se jeni përfaqësues të popullit dhe jo të shefit dhe shefes”

Sot, gjatë seancës së re të Kuvendit të Kosovës do të diskutohet për mundësinë e tërheqjes së 30 përqind të Trustit.

Lexo edhe:
Trusti kalon në Komision, shkon në Kuvend

Kujtojmë se lidhur me Trustin, pozita ka deklaruar që nuk do ta votojnë përkundër faktit se disa nga bashkëpartiakët kanë dal pro votimit ndërsa, opozita ka bërë vazhdimisht thirrje që të votohet.

Kujtojmë se para një muaji, Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, kishte votuar kalimin e propozimit për tërheqjen e 30 për të Trustit.

Lexo edhe:
Komisioni konstaton që s’kalon projektligji për Trustin, Tahiri: Zoti pa ju vra mos e lashtë

Lidhur me këtë propozim kanë votuar nëntë deputetë, ku prej tyre katër ishin për, tre kundër dhe dy abstenuan.

Përkundër faktit se ishte shumica e votave, kryetari i këtij komisioni, Armend Mehaj tha se ai nuk kaloi.

/Shqip.com