Ekonomi

Komisioni konstaton që s’kalon projektligji për Trustin, Tahiri: Zoti pa ju vra mos e lashtë

Shefi i Grupit të AAK-së, Besnik Tahiri
Shefi i Grupit të AAK-së, Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri iu është drejtuar me fjalët “Zoti mos e lashtë pa ju vra”, Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Fraza e Tahirit kishte ardhur pasi uroi për kalimin e projektligjit për Trustin gjë e cila u demantua nga kryetari i këtij komisioni Armend Muja.

“Urime që kaloi Trusti” tha Tahiri ndërsa, Muja ja ktheu duke i thënë “Jo nuk ka kalu”.

Në mbledhjen e Komisionit për Buxhet, deputeti i Lëvizjës Vetëvendosje, Armend Muja tregoi se projektligji për Trustin nuk ka marrë votat e nevojshme për miratim në parim.

“Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, me rastin e votimit të Projektligjit Nr. 08L/178 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fonde Pensionale të Kosovës, në votim kanë marrë pjesë 9 anëtarë të komisionit. Për kanë qenë 4 vota, kundër kanë qenë 3 vota, abstenim kanë qenë 2 vota. Është konstatuar se komisioni e ka përkrahë projektligjin për miratim në parim. Megjithatë, bazuar në rregulloren 37. Të Kuvendit, komisioni merr vendim me shumicën e votave të anëtarëve që marrin pjesë në votim që në këtë rast për te kaluar në emër të komisionit do të duhej t’i kishte 5 vota për e që nuk është arritë dhe me këtë unë konstatoj se komisioni nuk e ka përkrahë Projektligjin ashtu siç parashihet në votim”, tha Muja.

Ndërsa deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku kërkoi që të përseritet votimi në mbledhjen e ardhshme të këtij komisioni.

Sipas Rregullores së Kuvendit të Kosovës, neni 37 për Korumin dhe vendimmarrjen në Komision, pika 2 thotë se Komisioni merr vendim me shumicën e votave të anëtarëve që marrin pjesë.

Kuorumi dhe vendimmarrja në komision

“Komisioni merr vendim me shumicën e votave të anëtarëve që marrin pjesë në votim”.

Në rregullore thuhet se komisioni merr vendim me votim të hapur dhe mendimi i anëtarëve që kanë mbetur në pakicë, shënohet në procesverbal dhe në raportin e komisionit.

Megjithatë, korumi i nevojshëm për mbajtjen e mbledhjes së komisionit është shumica e anëtarëve të komisionit.

/Shqip.com