Lajme

Haxhiu: Menaxhmenti i korruptuar në SHSKUK nuk duhet të mbrohet, por të shkarkohet nga Qeveria

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka hedhur akuza në drejtim të Qeverisë së Kosovës dhe bordit drejtues të SHKUK-së.

Sipas Haxhiut, menaxhmenti i korruptuar në SHSKUK nuk duhet të mbrohet, por të shkarkohet nga Qeveria.

“Menaxhmenti i korruptuar në SHSKUK nuk duhet të mbrohet, por të shkarkohet nga Qeveria.Ka tre muaj që po kërkojë përgjigje nga Qeveria në lidhje me Raportin e auditimi të SHSKUK-së për vitin 2021, ku janë evidentuar mbi 12 milionë euro keqpërdorime në SHSKUK, ndërsa Qeveria hesht” ka thënë Haxhiu.

Lexo edhe:
Kurti : Të korruptuarit dhe kriminelët zjarrvënës e kanë vendin në burg, e jo jashtë tij

Më tutje Haxhiu ka shtuar se në momentin që ka parë Kurtin në SHSKUK, ka menduar që ai do ta shkarkojë bordin e SHSKUK-së.

“Kur pash sot në mëngjes Albin Kurtin në SHSKUK, mendova se ka shkuar me shkarku Bordin e SHSKUK-së për shkak të keqmenaxhimit dhe keqpërdorimeve të evidentuara nga auditori. Por Kurti e paska mbështetë menaxhmentin e korruptuar duke ua vënë fajet dhe akuzuar punëtorët e sigurimit fizik” ka thënë Haxhiu.

Lexo edhe:
Quantic: Do ta padisim Kurtin rreth deklaratave të tij gjatë vizitës në SHSKUK

Tani si ministër i Shëndetësisë Kurtin do ta shohim edhe më shpesh në QKUK, për ti zënë në befasi mjekët apo sigurimin fizik, për t’i amnistuar të korruptuarit të emëruar nga vetë ai, ka shtuar më tutje Haxhiu.

/Shqip.com