Lajme

Haxhiu me kritika ndaj Prokurorisë: Përndjekë aktivistët dhe toleron kriminelët e të korruptuarit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar përmes një postimi në Facebook rreth arrestimit të dy aktivisteve, në protestën e së enjtes, pas vrasjes së gruas shtatzënë në Prishtinë.

Ajo është shprehur se aktivistët kanë të drejtat dhe liritë e plota qytetare për të protestuar ndaj çdo institucioni.

Gjithashtu, e quajti prokurorinë të tillë që siç u shpreh ajo, “përndjekë aktivistët dhe toleron kriminelët e të korruptuarit”.

“Prokurori që përndjekë aktivistët dhe toleron kriminelët e të korruptuarit. Aktivistët kanë të drejtat dhe liritë e plota qytetare për të protestuar ndaj çdo institucioni”, ka shkruar Haxhiu.

/Shqip.com