Lajme

Haxhiu: Lirimi i Pantiqit veprim i papranueshëm, nuk ka pasur marrëveshje për barrikadat

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka folur edhe njëherë për Dejan Pantiq,

Sipas Haxhiut vendimi për lirimin e Dejan Pantiqit nga ana e Gjykatës dhe Prokurorisë ka qenë një veprim i papranueshëm.

“Inkurajim për kriminelët që po e sfidojnë, dhe po i rrezikojnë qytetarët në veri, për ne ka qenë i pa pranueshëm. Unë mendoj që mjafton fakti që këto veprime të Prokurorisë dhe Gjykatës është inkurajim për kriminelët. Ajo çfarë është e pa drejtë janë hedhur akuza në drejtim të Qeverisë, se kinse ka qenë Qeveria përgjegjëse për heqjen e masës së paraburgimit”, ka thënë Haxhiu.

Ajo ka thënë se Qeveria Kurti pranon protestat nga ana e qytetarëve por nuk i pranon veprimet kriminale që cenojnë integritetin territorial të Kosovës.

Haxhiu ka folur edhe për barrikadat e vendosura në veri të vendit

Ajo ka thënë se për këtë çështje ka pasur koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Po ashtu Haxhiu në RTV Dukagjini ka mohur se ekziston një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë për çështjen e barrikadave.

/Shqip.com