Lajme

Haxhiu: Kur gjendja pandemike po eskalonte, Vitia po pushonte

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se në kohën kur po eskalonte situate me pandeminë, Arben Vitia po pushonte”.

Është tmerr të shkojë të pushojë në kohën kur po eskalonte gjendja pandemike dhe po futeshim në katastrofe shëndetësore”, shtoi Haxhiu.

“Në kohën kur ka skaduar afati i vaksinave, Vitia ka qenë në bregdet duke u rrezitur”, vazhdoi Haxhiu në T7.

Lexo edhe:
Konjufca: Nuk ka arkiva të UÇK-së, është vetëm i Kosovës që është më i hapuri në botë

Ai ka kritikuar Arben Vitinë për “keqmenaxhim të pandemisë”, duke iu referuar edhe skadimit të mbi 133 mijë vaksinave të kompanisë “AstraZeneca”.

Të enjten, Ministria e Shëndetësisë, ka raportuar edhe 14 vdekje si pasojë e COVID-19. /Shqip.com