Lajme

Haxhiu konfirmon qëllimin e Thaçit për zhbërjen e Speciales përmes marrëveshjes së Washingtonit

Baton Haxhiu
Baton Haxhiu

Gazetari Baton Haxhiu përmes një paraqitje televizive ka folur për mënyrën se si kanë rrjedhur ngjarjet e ngritjes së aktakuzës ndaj ish-presidentit Thaçi, duke treguar detaje se çka përmbante marrëveshja e Washingtonit.

Ai ka thënë se marrëveshja e Washingtonit për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, parashihte edhe zhbërjen e Gjykatës Speciale.

Haxhiu jep detaje interesante se si i kishte shkuar në vesh ky informacion ish-kryeprokurorit të Gjykatës Speciale, Jack Smith.

“Marrëveshja me Serbinë, e parashikuar të nënshkruhej në Washington, ka dështuar pikërisht për shkak të ish-ambasadorit Richard Grenell. Këtë ai vet ma ka konfirmuar. Diku 3 ditë para takimit, paçka se nuk ishte në narrativën amerikane, Grenell i tregon sekretarit për drejtësi se në marrëveshje ishte edhe zhbërja e Gjykatës Speciale”, thotë Haxhiu.

Sipas Haxhiut, aty ndodhi edhe kthesa e madhe që do të pasonte me ngritjen e aktakuzës ndaj Thaçit.

“Pas marrjes së informacionit, sekretari i drejtësisë, e lajmëron Departamentin e Shtetit rreth përmbajtjes së marrëveshjes. Tash, meqë Departamenti i Shtetit i emëron prokurorët amerikanë nëpër gjykatat ndërkombëtare, ishte e natyrshme që ky institucion do t’i tregonte menjëherë, kryeprokurorit, Jack Smith”, thekson Haxhiu.

Hashim Thaçi me avokatin e tij, David Hooper, në gjykatë në Hagë, në nëntor 2020. Foto: EPA-EFE/JERRY LAMPEN.

Pra me një fjalë, aktakuza ndaj Thaçit është ngritur në ajër, kur ky i fundit veçse kishte marrë rrugë për të udhëtuar për në Washington për nënshkrimin e marrëveshjes, është shprehur Haxhiu në Pressing T7.

Kujtojmë se, ishte vet Richard Grenell që në dhjetor të vitit të kaluar kishte shkruar se ish-kryeprokurori Smith kishte frikë se do ta humbiste vendin e tij të punës, pasi që e kuptoi se marrëveshja përfshinte zhbërjen e Gjykatës Speciale.

Lexo edhe:
Grenell: Thaçi po vinte në Amerikë për ta përfunduar marrëveshjen finale

Jack Smithi e paditi Hashim Thaçin pasi i thashë Bruce Schëartzit të Departamentit të Drejtësisë se palët ishin pajtuar t’i jepnin fund Gjykatës Speciale dhe Jack Smithi do ta humbte vendin e tij të punës (si kryeprokuror i Speciales). Thaçi po vinte në Shtëpinë e Bardhë për ta përfunduar marrëveshjen finale”, kishte shkruar Grenell në rrjetin social Twitter.

Ish-presidenti Thaçi e kishte dekoruar ambasadorin Grenell me Medaljen Presidenciale të Meritave

Tutje, ish-ambasadori Grenell, kishte shkruar se është skandal që prokurori Smith e arrestoi Thaçin, pasi ky i fundit po negocionte për një “marrëveshje të madhe”, e cila do të kishte efekt edhe ndaj Gjykatës Speciale, pra do të shuhej ajo.

Lexo edhe:
Grenell zbulon qëllimin e Thaçit për zhbërje të speciales

“Veprimet e Jack Smith, për të paditur dhe burgosur me një akuzë 20-vjeçare, thjesht sepse Presidenti Thaçi po negocionte një marrëveshje të madhe që do t’i jepte fund punës së qetë të Jack-it është një skandal. Ju nuk mund ta quani veten gazetar dhe të injoroni sjelljen imorale të Jack për përfitime personale”, ka shkruar Grenell.

/Shqip.com