Lajme

Grenell: Thaçi po vinte në Amerikë për ta përfunduar marrëveshjen finale

Richard Grenell, ish-emisari amerikan për Dialogun Kosovë-Serbi.
Richard Grenell, ish-emisari amerikan për Dialogun Kosovë-Serbi.

E përditësuar

Joe Biden e ka quajtur Thaçin Xhorxh Uashingtoni i Kosovës.

Ishte një lajm i rremë.

Kush e ka shkruar këtë trillim?

Richard Grenell, ish-emisari presidencial i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se ish-kryeprokurori i Gjykatës Speciale, Jack Smith, e paditi ish-presidentin Hashim Thaçi pasi u kishte thënë Departamentit Amerikan të Shtetit se palët ishin pajtuar t’i jepnin fund Gjykatës Speciale dhe Jack Smithi do ta humbte vendin e tij të punës, si kryeprokuror i Speciales.

Lexo edhe:
Grenell: Thaçi po vinte në Amerikë për ta përfunduar marrëveshjen finale

Tutje, ai tha se Thaçi po vinte në Shtëpinë e Bardhë për ta përfunduar marrëveshjen finale pasi iu ngrit aktakuza nga ana e Prokurorisë së Dhomave të Specializuara.

“Jack Smithi e paditi Hashim Thaçin pasi i thashë Bruce Schwartzit të Departamentit të Drejtësisë se palët ishin pajtuar t’i jepnin fund Gjykatës Speciale dhe Jack Smithi do ta humbte vendin e tij të punës (si kryeprokuror i Speciales). Thaçi po vinte në Shtëpinë e Bardhë për ta përfunduar marrëveshjen finale”, ka shkruar Grenell në rrjetin social Twitter.

/Shqip.com