Lajme

Haxhiu kërkon që nesër të votohet për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka kërkuar që nesër në mbledhjen e përbashkët të deputetëve të kuvendit të Shqipërisë dhe Kosovës të votohet për bashkimin e dy shteteve në Konfederatën e Shtetit Shqiptar.

Haxhiu kërkoi që Kosova e Shqipëria të bashkohen në një shtet, me një qeveri, me një senat e me dy kongrese, Kosovë e Shqipëri.

“Jemi të zgjedhurit e popullit të Kosovës dhe Shqipërisë, është koha për vendime të rëndësishme për kombin tonë për të ruajtur identitetin shqiptar dhe për të qenë aty ku e kemi vendin bashkë në Bashkimin Evropian.

“Nga mbledhje e takime kozmetike të përfaqësuesve të Shqipërisë dhe Kosovës, tani duhet guxim dhe veprim për vendime përmbajtësore dhe vizionare për kombin tonë. Kjo është e mundur, kjo është rruga e bashkimit Kombëtar në Konfederatën Shqiptare”, është shprehur Haxhiu.

Tutje, sipas tij, kjo është rruga e drejt dhe ky është amaneti i dëshmorëve të kombit shqiptar ndër shekuj me radhë.

/Shqip.com