Lajme

Haradinaj: Të angazhohemi për përmirësimin e jetës së atyre që jetojnë me autizëm

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur sot se duhet reflektuar si shoqëri për përmirësimin e jetës së atyre që jetojnë me autizëm dhe për rritjen e vetëdijes për sfidat, që përballen ata dhe familjet e tyre.

Ai ka potencuar se duke shfaqur solidaritet për njëri-tjetrin, shoqëria zhvillohet edhe më shumë.

Le të na shërbejë kjo ditë për të njohur e nderuar talentet dhe aftësitë unike të personave me autizëm, si anëtarë të çmuar të shoqërisë. Duke shfaqur më shumë mirësi dhe solidaritet për njëri-tjetrin, shoqëria jonë zhvillohet dhe forcohet edhe më shumë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Dita Botërore e Autizmit është vendosur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, me rezolutën “62/139” në vitin 2007, më tepër si një përpjekje për t’i dhënë fund diskriminimit ndaj personave me autizëm. Kjo ditë, e cila do të shënohet edhe në Kosovë është vendosur më 2 prill dhe është përfshirë në Agjendën e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara, e cila premton që askush të mos mbetet pas.

/Shqip.com