Haradinaj takohet me delegacionin nga Amerika të udhëhequr nga ndihmës sekretarja Donfried
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është duke darkuar me delegacionin nga Amerika.
Burimet për Shqip.com kanë bërë të ditur se takimi i kreu të AAK-së me delegacionin amerikan është gati në përfundim.
“Haradinaj do të darkojë me delegacionin nga Amerika Siç kishte darkuar edhe me senatoret Chris Murphy, Thom Tillis dhe Jeanne Shaheen, kur ata ishin ne vizitë”, ka thënë ky burim.
Delegacioni nga Amerika është i udhëhequr nga ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike të SHBA-ve, Karen Donfried dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Gabriel Escobar.
Së parin delegacioni amerikan është mirëpritur nga Presidentja, Vjosa Osmani.
Osmani dhe Donfried kanë mbajtur takim së bashku dhe pastaj kanë dal në konferencë për media së bashku.
Pas Osmani, Donfried është takuar edhe me Kryeministrin e vendit, Albin Kurti me të cilin poashtu kanë mbajtur konferencë për media./Shqip.com