Lajme

Haradinaj- Stublla i kërkon Qeverisë 24 orë mbrojtje të armatosur për Rada Trajkoviqin

Ish-kryediplomatja e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla

Ish-kryediplomatja e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës për t’i ofruar mbrojtje të armatosur politikanes serbe Rada Trajkoviqit 24 orë.

Përmes një postimi në Twitter, Haradinaj tha se kjo kërkesë po bëhet pas kërcënimeve publike të Sheshelit ndaj Trajkoviqit

“E VËRTETA nga Rada Trajkoviq: “Vuçiq dhe kreu i mafies veriore të Kosovës vendosën që serbët të largohen nga institucionet e tyre legale dhe legjitime, në mënyrë që bandat mafioze ta kontrollojnë veriun. Qeveria e Kosovës duhet t’i ofrojë menjëherë mbrojtje të armatosur 24 orë Radas pas kërcënimeve publike me jetë të Sheshelit ndaj saj!”, ka shkruar ajo.

Së fundi, Rada Trajkoviq ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuqiq dhe kreu I mafisë në veri kanë nxjerrë serbët nga institucionet në mënyrë që mafia të udhëheqë atje.

Trajkoviq: Vuçiqi i nxori serbët nga institucionet që veriu të kontrollohet nga mafia – SHQIP.com

Trajkoviq është politikane serbe e cila njihet për deklaratat e saj në mbështetje të Kosovës dhe së fundi ka marrë kërcënime për jetë.

Kujtojmë se situate në Kosovë është e tensionuar për shkak se serbët lokal dhe përfaqësuesit e tyre kanë dalur kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat.

Lista Serbe ka bojkotuar institucionet e Kosovës. Deputetet e saj tashmë kanë ofruar dorëheqjet e tyre në Kuvendin e Kosovës.

Kryetaret e katër komunave në veri të Kosovës janë në mesin e të vetlarguarve.

Gjykata Themelore në Mitrovicë tashme ka mbetur vetëm me zyrtarë të komunitetit shqiptarë pas dorëheqjes së atyre serb.

Ndërsa Policët serbë në Policinë e Kosovës kanë zhveshur uniformat e tyre.

Serbët kanë thënë se kjo gjendje do të jetë kështu deri në shfuqizimin e vendimit për targa si dhe  të formohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

/Shqip.com