Lajme

Trajkoviq: Vuçiqi i nxori serbët nga institucionet që veriu të kontrollohet nga mafia

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq
Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane nga Kosova, Rada Trajkoviq ka folur për situatën e krijuar në veri të Kosovës.

Siç raportojnë mediat serbe, Trajkoviq ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq së bashku me kreun e mafisë në veri të Kosovës po vendosin që serbët të dalin nga institucionet në mënyrë që veriu të kontrollohet nga mafia.

“Presidenti i shtetit me kreun e mafias për veriun e Kosovës vendos që serbët të dalin nga institucionet e ligjshme, që policia që është e armatosur ligjërisht dhe legjitimisht, të lërë pozicionet e saj dhe se në thelb, veriu i Kosovës, në këtë moment, kontrollohet nga mafia”, tha Trajkoviq.

Trajkoviq është politikane serbe e cila njihet për deklaratat e saj në mbështetje të Kosovës dhe së fundi ka marrë kërcënime për jetë.

Kujtojmë se situate në Kosovë është e tensionuar për shkak se serbët lokal dhe përfaqësuesit e tyre kanë dalur kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat.

Lista Serbe ka bojkotuar institucionet e Kosovës. Deputetet e saj tashmë kanë ofruar dorëheqjet e tyre në Kuvendin e Kosovës.

Kryetaret e katër komunave në veri të Kosovës janë në mesin e të vetlarguarve.

Gjykata Themelore në Mitrovicë tashme ka mbetur vetëm me zyrtarë të komunitetit shqiptarë pas dorëheqjes së atyre serb.

Ndërsa Policët serbë në Policinë e Kosovës kanë zhveshur uniformat e tyre.

Serbët kanë thënë se kjo gjendje do të jetë kështu deri në shfuqizimin e vendimit për targa si dhe  të formohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

/Shqip.com