Lajme Gjykata Speciale

Haradinaj: Serbia kishte synim zhdukjen e qenies shqiptare

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar masakrën e Dubravës, të ndodhur 24-vjet më parë.

Haradinaj, masakrën në burgun e Dubavës, e quajti më makabrën që pushtuesit serb bënë ndaj shqiptarëve.

“Ato ditë maji të vitit 1999, shteti serb kreu krimin më mizor e të planifikuar, duke vrarë mbi 130 të burgosur shqiptarë dhe plagosur mbi 200 të tjerë, në burgun e Dubravës. Masakra e Dubravës shpërfaqi qartë mendësinë gjenocidale të shtetit serb, ku si synim kryesor kishte zhdukjen e qenies shqiptare, përmes spastrimit etnik, masakrave kudo në Kosovë e dëbimin me dhunë të më shumë se të gjysmës së popullatës nga trojet e tyre”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Tutje, Haradinaj tha se edhe pse këto masakra janë mirë të dokumentuara, ende askush nuk është përballur me drejtësinë.

“Shteti serb, edhe më tutje refuzon të pranojë të vërtetën dhe të përgjigjet për krimet e kryera, e ne nuk duhet të ndalemi në betejën tonë për zbardhjen e të vërtetës”, ka shtuar tutje ai.

/Shqip.com