Lajme

Haradinaj: Reforma në drejtësi duhet të jetë në partneritet me SHBA-të dhe BE-në

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se reforma në drejtësi duhet të jetë e vazhdueshme dhe institucionale, në partneritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, përcjell Shqip.com.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se çdo tendencë për shfrytëzim të sistemit të drejtësisë për përfitime të brendshme partiake nuk duhet të tolerohet.

Ramush Haradinaj në një konferencë për media

Sipas tij, sistemi i drejtësisë duhet të fuqizohet përmes reformës, por jo me “shkarje për emërime politike”.

Lexo edhe:
Haxhiu për Raportin e Progresit: Ka mungesë të informacioneve për Vettingun

“Reforma në drejtësi duhet të jetë e vazhdueshme dhe institucionale, në partneritet me SHBA dhe BE. Sistemi i drejtësisë është vlerë univerzale dhe çdo tendencë për shfrytëzim të të njëjtit për përfitime të brendshme partiake nuk duhet të tolerohet. Sistemi i drejtësisë duhet të fuqizohet përmes reformës por jo me shkarje për emërime politike”, shkroi ai./SHQIP.com