Lajme

Haradinaj: Qeveria dëmtoi shërbyesit civil me 16,6 milionë euro

Kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka quajtur sërish Qeverinë Kurti si “Qeveri e Mashtrimit”.

Sipas tij, Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti po i shkakton dëme sektorëve të ndryshme në vend, për shkak të mos aprovimit të Ligjit të Pagave.

Haradinaj përmes një llogaritje thotë se 16,6 milionë euro nuk janë dhënë për shërbyesit civil të Kosovës në 12 muajt e fundit.

“Qeveria e mashtrimit, përpos se nuk realizoi premtimet, ajo nuk u kujdes as për ata që e mbajnë gjallë administratën e shtetit”, ka shkruar ai në Facebook.

Llogaritja nga AAK-ja për Shërbyesit Civil

Ditë më parë, Haradinaj ka përllogaritur edhe humbjet buxhetore në Policinë e Kosovës.

Sipas tij, Policia e Kosovës brenda një viti është dëmtuar mbi 14 milionë euro./Shqip.com

Lexo edhe:
Haradinaj: Policia e Kosovës është dëmtuar 14 milionë euro brenda një viti