Lajme

Haradinaj: Policia e Kosovës është dëmtuar 14 milionë euro brenda një viti

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Policia e Kosovës brenda një viti është dëmtuar mbi 14 milionë euro.

Kjo sipas Haradinaj ka ndodhur pasi qeveria Kurti nuk e ka miratuar Ligjin e Pagave.

“Dje sqaruam dëmin që iu bë personelit shëndetësor. Por, qeveria Kurti me mosmiratimin e Ligjit të Pagave u ka shkaktuar dëm të gjithë sektorëve në vend. Ata që janë përgjegjës për rendin dhe qetësinë e shtetit tonë, Policia e Kosovës, është dëmtuar mbi 14 milionë euro për një vit”, ka shkruar Haradinaj.

Foto e publikuar nga Ramush Haradinaj

Përderisa kjo qeveri po mburret se janë rritur të hyrat buxhetore, përse po i varfëron policët tanë?, ka shtuar më tutje Haradinaj./Shqip.com