Lajme

Haradinaj: Qëndrojmë me Turqinë në këtë ditë të kobshme

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas raportimeve për shpërthimin e një bombe në qendër të Stambollit në Turqi.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj është shprehur i tronditur nga ky lajm.

“I tronditur nga shpërthimi i sotëm në Stamboll. Aktet e tilla qyqare, na kujtojnë edhe njëherë që bota duhet të jetë bashkë, e demokratizuar dhe e zëshme kundër dhunës dhe terrorit”, shkroi Haradinaj.

Tutje, Haradinaj tha se qëndrojnë pranë Turqisë në këtë ditë të dhimbshme.

“Lutemi për viktimat, të lënduarit dhe familjet e tyre. Qëndrojmë pranë Turqisë në këtë ditë të kobshme”.

Gjashtë të vdekur dhe 53 të plagosur nga shpërthimi në Stamboll – SHQIP.com

Së paku gjashtë persona kanë vdekur dhe 53 janë plagosur pas një shpërthimi që ndodhi në qendër të Stambollit në Turqi.

Siç raporton BBC, Shpërthimi ndodhi në një rrugë tregtare në zonën e sheshit Taksim, tha guvernatori i qytetit turk Ali Yerlikaya.

Është e paqartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin, i cili duket se është kapur në videot në rrjetet sociale. Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha se autorët e krimit do të ndëshkohen

/Shqip.com