Lajme

Haradinaj përkujton Haxhi Zekën e Shaban Polluzhën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar Haxhi Zekën dhe Shaban Polluzhën si prijës popullorë në përvjetorin e rënjës së tyre.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se heroizmi i tyre mbetet gjithmonë motivim për ne. 

“21 shkurti shënon rënien e dy prijësve popullor e komandantëve, Haxhi Zeka e Shaban Polluzha. Përpjekja dhe heroizmi i tyre, mbetet gjithmonë motivim për ne, për Atdheun e fortë e të sigurt”, ka shkruar Haradinaj.

Tutje, ai tha se ata e deshën lirinë më shumë se veten, andaj u bën frymëzim për gjeneratat, për vazhdimin e përpjekjeve për liri.

/Shqip.com