Lajme

Haradinaj përkujton 25 vjetorin e rënies së Luanit: Mori rrugën e përjetësisë

Ramush Haradinaj dhe Luan Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar vëllain e tij, Luan Haradinaj në 25 vjetorin.

Haradinaj ka shkruar se për vdekjen e Luanit kanë qëndruar atëherë edhe sot të fortë,

“Si sot njëzetepesë vjet më parë, Luani mori rrugën e përjetësisë. Pikërisht në ditëlindjen e Nanes Ruke. Qëndruam të fortë atëherë dhe sot, sepse forcën e gjetëm pikërisht në kujtimin dhe shëmbëlltyrën e tij”, ka shkruar ai.

Luani ra dëshmorë më 6 Maj të vitit 1997 gjatë luftimeve me forcat serbe në Qafë Prush, në kufirin e asaj kohe të Jugosllavisë dhe Shqipërisë./Shqip.com