Lajme

Haradinaj për Presidentin Gjerman: Jam i bindur që rizgjedhja e tij do ta thellojë më shumë marrëdhëniet mes dy vendeve tona

Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së

Kreu i Aleancës për Ardhmërine e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka uruar rizgjedhjen, Frank-Walter Steinmeier, si president i Gjermanisë.

Haradinaj ka shkruar se Gjermania ka qenë dhe mbetet aleate strategjike e Kosovës.

“Jam i bindur që rizgjedhja e tij do ta thellojë edhe më shumë miqësinë dhe marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve tona, përcaktim ky i palëkundur edhe i popullit të Kosovës”, ka shkruar ai.

Kreu i AAK-së gjithashtu ka shkruar se me Gjermanin kemi punuar së bashku në shtetndërtim, konsolidim të demokracisë dhe pozicionit të Kosovës në botë.

Frank Walter Steinmeier u zgjodh për një mandat të dytë si president i Gjermanisë.

Presidenti aktual fitoi 77% Asamblenë Federale në Berlin.

Atë e propozuan për mandatin e ri partitë qeveritare SPD, të Gjelbrit dhe FDP, si dhe opozita CDU/CSU. 

Rizgjedhjen si President të Gjermanis, Steinmeierit, i ka uruar edhe Presidentja Vjosa Osmani dhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj./Shqip.com

Lexo edhe:
Steinmeier rizgjidhet president i Gjermanisë