Lajme

Haradinaj nderon veprën e heroit të kombit, Fadil Vata

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shkuar në Sallagrazhdë të Suharekës, për të nderuar veprën e heroit të kombit, Fadil Vata.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se Vata do të mbetet gjithmonë një shembull frymëzues për përkushtimin ndaj atdheut.

Postimi i plotë:

Heroi i Kombit Fadil Vata, intelektuali dhe patrioti i pathyeshëm ishte shtyllë e lëvizjes patriotike – mishërim i idealeve për fitore, frymëzim për kryengritjen që po vinte nga trimat e Ushtrisë Çlirimtare.

Sot me bashkëpunëtorë, në Sallagrazhdë të Suharekës nderuam dhe kujtuam sakrificën e tij sublime për lirinë e atdheut.

Fadil Vata do të mbetet gjithmonë një shembull frymëzues për përkushtimin ndaj Atdheut.

Lavdi e përjetshme!

/Shqip.com