Lajme

Haradinaj: Ma kanë kopjuar idenë, as ngjyrat s’i kishin ndërruar

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës.

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka akuzuar kundërkandidatët për “vjedhje të ideve të tij”, transmeton Shqip.com.

Derisa foli për planet e tij për spitalin e Prishtinës, i cili sipas tij do të ndërtohej në fshatin Llukar, ai falënderoi kandidatët e tjerë për kryetar të kryeqytetit, për të cilët thotë se kanë filluar “ta shtyjnë këtë projekt përpara”.

“Këtu duhet të jetë një spital i përgjithshëm i kryeqytetit. Jemi i vetmi kryeqytet që s’ka spital. Kjo mund të realizohet edhe është vend ideal”, theksoi Haradinaj në “Pressing” të T7.

“Jam falënderues edhe ndaj kundërkandidatëve që kanë filluar me i inicu, me shty këtë projekt. Faleminderit edhe prej atyre që as fotot nuk i kishin ndërruar, as përshkrimin. Kanë mujt ngjyrën pak me i ndërruar”, u shpreh më tej ai.

Daut Haradinaj – kandidat i AAK-së për kryetar të Komunës së Prishtinës

Ai më tutje u shpreh se është i sigurt që 100 për qind e kanë vjedhur këtë si iniciativë.

“S’ka rëndësi, kur është për mirë se kjo nuk është zbulim i jemi”, tha Haradinaj. /Shqip.com