Ramush Haradinaj kujton Haxhi Zekën dhe Shaban Polluzhën
Publikuar:
(21.02.2024 11:19:25)
Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar prijësit popullor Haxhi Zeka dhe Shaban Polluzha.
Haradinaj ka thënë se ata u bën frymëzim për shumë breza.
“Ata e deshën lirinë më shumë se veten, andaj u bën frymëzim për brezat e ardhshëm, për vazhdimin e përpjekjeve për liri. Haxhi Zeka e Shaban Polluzha, prijës popullor të rënë në periudha të ndryshme historike, përgjithmonë do të kujtohen për përpjekjet e tyre për çlirim nga pushtuesi. Ata mbeten simbole të përkushtimit ndaj Atdheut”, ka thënë Haradinaj.
/Shqip.com