Lajme

Haradinaj kërkon që para drejtësisë të dalin i gjithë zinxhiri menaxhues

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Pas sulmit të moshuarës në Pejë në Shtëpinë e të Moshuarve ka ardhur edhe reagimi nga kryetari i Alencës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Sipas Haradinaj, nënat, të moshuarit dhe çdo kategori e ndjeshme e shoqërisë tonë meritojnë trajtim dhe dinjitet.

Lexo edhe:
Rasti në Pejë: Polica jep detaje për Shqip.com, thotë se rasti ka ndodhur të shtunën

“I tronditur nga rasti në Pejë, ku nëna e Dëshmorit Taulant Nura, dhunohet fizikisht nga ato që duhet të kujdesen për të.E papranueshme dhuna e shfaqur në video. I tërë zinxhiri menaxhues dhe autorët e këtij krimi, të dalin para drejtësisë.Rastet e tilla janë aq sa të dhimbshme po aq të neveritshme dhe nuk kanë vend në Kosovën tonë!Nanat, të moshuarit dhe çdo kategori e ndjeshme e shoqërisë tonë, meritojnë trajtim dhe dinjitet.Uroj që këto raste të mos përsëriten më kurrë” ka shkruar Haradinaj.

Në një përgjigje për Shqip.com, Fadil Gashi-zëdhënës në rajonin e Pejës ka thënë se rasti në fjalë ka ndodhur pesë ditë më parë.

Lexo edhe:
Gruaja e sulmuar, nënë e njërit prej dëshmorëve në Gjakovë

Më tutje, Gashi, ka bërë të ditur se me urdhër të Prokurorit, personat e dyshuar janë ndaluar për 48 orë.

Burime të Shqip.com bëjnë të ditur se e moshuar që është sulmuar në Pejë është nëna e dëshmorit nga Gjakova, Taulant Nura.

/Shqip.com